Vetëvendosje fton për protestë gjithëpopullore më 1 shtator

18 Gusht 2016 - 14:14      

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media ka njoftuar se më 1 shtator do të organizohet një protestë gjithëpopullore për të dështuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Qeveria e Kosovës është në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe interesat shtetërore. Nëse zbatohet kjo marrëveshje ia merr Kosovës majat e çmueshme, burime lumenjsh e pasuri tjera. Sot ata që e kanë kapur shtetin me arrogancë po duan ta dërgojnë përpara”, ka thënë Ymeri.

“Sot po e shpallim datën e 1 shtatorit për protestë gjithëpopullore”, ka shtuar lideri i VV-ës. “Demarkacionin duhet ta ndalim me çdo kusht dhe çdo mjet demokratik”.

Fatmire Kollçaku, anëtare e Vetëvendosjes ka thënë se edhe deputetët e Lëvizjes do të protestojnë në sallë gjatë seancës kur do të votohet Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Ajo ka thënë se afera “Pronto” është treguesi më i mirë se korrupsioni nuk mund të luftohet nga të përfshirët në përgjimet e fundit.

“Ato tregojnë se ata janë në gjendje të bëjnë pazar me pasuritë e vendit”, ka thënë Kollçaku.

Kollçaku ka theksuar se Vetëvendosje ka tentuar të mbajë një takim me partitë opozitare, AAK-në dhe Nismën, por ka dështuar tentimi i tyre.

Nevojitet vullnet i të gjitha palëve. Deputetët në protestë brenda sallës do të jenë më 1 shtator. Se si do të protestohet brenda kuvendit do të kuptoni me 1 shtator. Por me çdo formë do të provojmë të ndalim ratifikimin e marrëveshjes”, ka thënë ajo.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...