Ahmeti thotë burrështetasi vë interesin e shtetit mbi të vetin, jo si këta tanët

18 Gusht 2016 - 12:46      

Kryetari i Prishtinës, njëherësh anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social ka ironizuar me shprehjen burrështetas, që sipas tij dje u (keq)përdor gjatë komunikimeve me zëvendëspresidentin amerikan nga zyrtarët në pushtet të Kosovës.

Në vazhdim postim i plotë i Shpend Ahmetit:

Meqë u përmend shpesh fjala burrështetas dje, Burrështetas është ai që nuk e vjedh vendin e vet!

Burrështetas është ai që e vendos interesin e shtetit që e përfaqëson para interesit personal!
Burrështetas nuk është ai që e ka rehatu krejt familjen e vet në dëm të shtetit e institucioneve!

Burrështetas nuk është ai që ka orkestru dhjetëra skandale në dhjetë vitet e fundit në dëm të shtetit!

Burrështetas nuk të bëjnë teshat e shtrenjta, e as stili i flokëve!

Burrështetas është ai që mendon për shtetin përtej mandatit të vet, e përtej jetës së vet politike!

Edhe pse politikat e momentit mund të turbullojnë vijat e ndarjes, hajnat do të mbesin hajna, mashtruesit do të mbesin mashtrues, e burrështetasit e paktë që i kemi pas dhe do ti kemi do të mbahen mend si të tillë. Burrështetasve nuk kemi nevojë të ju thurim lavde.

Kosova prej një vendi me një status ndërkombëtar të respektueshëm, si viktimë e një lufte fashiste, në kohë rekorde 15 vjeçare është kthyer në vend të korrupsionit, krimit, izolimit, dhe e ka marr rolin e agresorit në pritje të gjykimit special për krime lufte. Vetëm artistët e sportistët ku shteti nuk ka arritur ti pengoj kanë arritur suksese.

P.S. në mungesë të një termi adekuat dhe për shkak të lidhjes së temave të sotme e përdora fjalën burrështetas. E njëjta vlen edhe për Gruashtetase.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...