Proamerikanizmi në Kosovë, temë e shtypit të Beogradit

18 Gusht 2016 - 11:50      

Shqiptarët e Kosovës janë shumë falënderues SHBA-së, kështu, kjo dëshmohet në pagëzimet e rrugëve me emrat e personaliteteve të tyre, ngritjen e përmendoreve, si dhe ngritjen e flamujve të SHBA-së nëpër rrugët e sheshet e qyteteve.

Kështu ndodhi edhe me pjesën e vizitës që nënkryetari i SHBA-së, Xho Baiden vizitoi autostradën që lidh Ferizajn me Gjilanin e që mban emrin e të birit të tij të ndjerë, Bo Baiden, i cili kishte shërbyer pas luftës në Kosovë, kontributi i të cilit ishte tejet i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve në fushën e drejtësisë,shkruan sot gazeta beogradase Blic, transmeton RTK.

Por, për t'u mos u mjaftuar me kaq,thekson gazeta beogradase, Prishtina, përveç Bo Baidenit, ka përkujtuar e nderuar edhe personalitete tjera, si p.sh. ish presidentin amerikan, Bill Klinton, të cilit i është ngritur përmendore në një nga sheshet e kryeqytetit, në nderim të gjithë asaj që ka kontribuar për Kosovën.

Veç këtyre personaliteteve, në Prishtinë e më gjerë, ka edhe të tjerë emra e objekte, që simbolizojnë ShBA-në, fjala vjen, statuja e Lirisë e Nju Jorkut, e vendosur në hotelin Victoria, emra dyqanesh, etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...