Vuçiq: Nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të qeverive Serbi-Shqipëri

18 Gusht 2016 - 10:54      

Beograd, 18 gusht – Zhvillimi ekonomik dhe investimet në rajon do të jenë tema bisedimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Nish, në tetor. Kështu i tha gazetës “Politika” të Beogradit, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai i quajti të pasakta dhe spekulime se në Nish do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Shqipërisë, transmeton Koha.net.

Vuçiq u shpreh se është me shumë rëndësi që Serrbia dhe Shqipëria të punojnë bashkë në projektet ekonomike që do t’i bënin bashkë këto dy shtete e këta dy popuj.

Projektet e tilla do të jenë me interes për qytetarët e të dy popujve, ka vlerësuar Vuçiq dhe ka shtuar se Swerbia është e gatshme për bashkëpunim.

Vuçiq i ka quajtur spekulime shkrimet në disa medie se në Nish do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Shqipërisë.

“Në atë mbledhje nuk do të jenë (presidenti i Kosovës) Hashim Thaçi, as (kryeministri i Kosovës) Isa Mustafa, por përfaqësues politikë kosovarë të një rangu më të ulët:, citon “Politika” kryeministrin serb, Vuçiq.

Ai ka shtuar se në Nish do të vijnë edhe biznesmenë, meqë qëllim i takimit është forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe që sa më shumë kompani shqiptare të bëjnë tregti me ato të Serbisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...