Biden ritheksoi mbështetjen e SHBA-ve për termocentralit “Kosova e Re”

18 Gusht 2016 - 10:35      

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, në vizitën e djeshme, përveç shumë temave, u ndal edhe njëherë tek termocentrali “Kosova e Re” që pritet të ndërtohet së shpejti dhe ndikimin që do të ketë ai në zhvillimin ekonomik.

Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, Biden ka rikujtuar se që Shtetet e Bashkuara e mbështesin ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Me këtë rast, Biden tha se SHBA-të mbështesin forcimin e sigurisë energjetike, dhe se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” do t’i sjellë Kosovës energji të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik.

“Ne duam të ndihmojmë që të forcojmë sigurinë energjetike, për këtë arsye ne mbështesim ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë “Kosova e Re” që do t’i sigurojë Kosovës furnizim të qëndrueshëm me energji dhe do të zhbllokojë rritjen ekonomike”, ka thënë zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, pritet mbyllja e ndotësit më të madh në vend, e që është termocentrali “Kosova A”. Përveç kësaj termocentrali i ri pritet t’u jap fund mungesave të energjisë elektrike që sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit i ka kushtuar sektorit privat me qindra miliona euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...