Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjeologjisë

18 Gusht 2016 - 08:51      

Sot, 18 gushti, është data ku shënohet Dita ndërkombëtare e gjeologjisë, shkencë kjo që shfrytëzohet për të zhvilluar shtetin nëpërmjet zbulimit të pasurive nëntokësore. Megjithatë, kjo ditë nuk shënohet në Kosovë.

Gjeologjia është shkenca që studion Tokën në mënyrë të gjithanshme. Ajo mundohet të shpjegojë se si është formuar Toka dhe si ndryshon ajo. Kjo shkencë gjen zbatim në studimin e vendburimeve të mineraleve të ngurta, naftës, materialeve të ndërtimit, dhe burimeve të ujërave nëntokësore.

Gjeologë shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri, kanë zbuluar deri tani 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, 7 vendburime bitumi dhe mbi 500 vendburime minerale.

Ndërsa, në Kosovë kohë më parë një banorë i fshatit Torinë të Komunës së Lipjanit, zbulojë se në tokën e tij ka gaz, ku u kërkua që institucionet përkatëse të zhvillojnë një studim gjeologjik për të konstatuar gjenezën, përbërjen dhe potencialin real të rrjedhës së këtij gazi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...