
17 Gusht 2016 - 20:59
Këtë vizitë ata e bënë pas kthimit nga Rio për t’i falënderuar ekipin e mjekëve të këtij spitali për trajtimin e xhudistëve gjatë dy viteve të fundit.
Novrus Caushaj, Drejtor Ekzektiv i Spitalit Amerikan në Kosovë i ka falënderuar sportistët duke u premtuar se Spitali Amerikan do të jetë pranë tyre në çdo kohë. Spitali Amerikan do të vazhdojë të mbështesë Federatën e Xhudos me shërbime mjekësore në kompeticionet e ardhshme.
Majlinda Kelmendi ka falënderuar ekipin e spitalit për mbështetjen e ofruar si edhe Dr.Florin Ramadanin me ekipin e ortopedisë.
“Në vitin 2015, çdo ditë kam qenë në spital por e falënderoj ekipin e spitalit për bashkëpunimin dhe përkrahjen, ishalla veç në letër e në praktikë s’ka nevojë”- tha Kelmendi.
Dr.Florin Ramadani– Ortopedi që e ka operuar tha se xhudistja Majlinda Kelmendi ka treguar që nuk është rastësi për t’u bërë kampione, ani pse ka pasur sugjerime që ajo pas lëndimit të mos garojë.
“Pata nderin dhe kënaqësinë ta operoj Majlindën edhe Norën. Ka pas disa sugjerime dhe kritika që të mos konkurrojë Majlinda, mirëpo kam qenë i bindur se do t’ia dalin. Tashmë Majlinda është në një fazë kur nuk ka më probleme, me Norën do të kemi pak punë, mirëpo nuk mendojë se do t’ia ndalojë karrierën e sportit”, tha Ramadani.
Edhe xhudistja Nora Gjakova falënderoi mjekët e Spitalit Amerikanpër trajtimin që i është bërë. Ajo bëri të ditur se shumë shpejt do të ketë një operacion tjetër dhe është shprehur e lumtur që atë do ta bëjë në Kosovë.
Sipas saj, ka pasur oferta që trajtimin ta bëjë edhe në shtete të tjera por Gjakova tha se ka vendosur që të operohet në Spitalin Amerikan.
Ndërkaq trajneri i dy xhudistëve Driton Kuka ka treguar se këtë javë kanë vendosur që t’i vizitojnë të gjitha institucionet që i kanë përkrahur gjatë udhëtimit të tyre për në Brazil.



© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...