17 Gusht 2016 - 20:33
Koha.net ka komunikuar me vëllanë e Xhavitit, Nezir Kolgecin. Ai tha se ky lajm i ka shokuar të gjithë familjen.
“Neve na ka lajmëruar një mik i yni, që është avokat e ai është vëllai i shoqes së vëllait. Kur kemi folur në telefon i thamë se po e presim Xhavitin, e ai na tha se puna e Xhavitit është se e kanë arrestuar”, tregoi Kolgeci për Koha.net, që ende ndihej i shqetësuar për gjendjen e vëllait.
Xhavit Kolgeci, sipas vëllait të tij, jeton dhe punon në Munih të Gjermanisë, por bashkëshorten dhe fëmijët i ka në Slloveni, pasi ai në Gjermani ka shkuar për shkak të punës.
“Xhaviti është nisur nga Gjermania për Slloveni. Në Slloveni e ka shoqen me gjithë fëmijë. I ka lind një vajzë para pak kohësh e është nisur që ta regjistrojë këtu në Kosovë. Ai ka pasur vetëm dy ditë pushim, kështu që është nisur për vetëm këto dy ditë, mirëpo fati i tij i keq është se është ndaluar në kufi të Serbisë”, rrëfeu Nezir Kolgeci.
Ai tregoi gjithashtu se Xhaviti asnjëherë më parë nuk ka marrë rrugën për të kaluar nëpër Serbi, madje nuk ka dashur as t’i përmendet ajo.
“Nëpër Serbi jo, edhe kur ja kemi përmend, kurrë nuk ka thënë se do të kalojë nëpër Serbi. Neve po na merr mendja që kësaj here ka udhëtuar për shkak se ka pasur pushim shumë pak dhe i ka ra më shpejt kah Serbia”, tha Kolgeci, i cili shtoi se nuk dinë se si është trajtuar ai në burg ngaqë ende nuk kanë kontaktuar direkt, teksa po presin të mbërrijë në shtëpi.
Për arrestimin e vëllait të tyre, Nezir Kolegeci thotë se askush nga institucionet e Kosovës nuk i ka kontaktuar që t’i japin së paku një informacion bazik.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...