17 Gusht 2016 - 19:14
Kjo dëshmohet nga bashkëbisedimi mes tyre. Hashim Thaçi u kishte dhënë autorizime të plota Besim Beqajt e Adem Grabovcit që t’i menaxhonin si të donin pozitat në Trainkos, Infrakos dhe Postë Telekomin e Kosovës.
Bazuar në këto autorizime, tashmë ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, dhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, kishin anuluar konkurset në këto institucione për borde dhe për kryeshef ekzekutiv.
Dy krerët e lartë të PDK-së kishin qëllim që të sillnin njerëzit e tyre. Agron Thaçin, që vazhdon ta mbajë pozitën e kryeshefit të Infrakosit, e kishin përzgjedhur për këtë pozitë si njeri të besueshëm që do të punonte për interesat e tyre.
Ndërkohë, Sejdi Hoxhën, nipin e Azem Sylës, do ta sistemonin në krye të Postës së Kosovës.
Beqajt i duhej mendimi i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, se kë do ta emëronte për ushtrues detyre të PTK-së. Ai, së bashku me Thaçin e Grabovcin, do t’ia diktonin Bordit të PTK-së, që vazhdon të drejtohet nga Rexhë Gjonbalaj, emërimin e Nuredin Krasniqit për ushtrues detyre.
Krasniqi është mik i afërt i Xhavit Halitit.
Beqaj, ndonëse tregohet i kujdesshëm kur flet, megjithatë zbulohet duke bërë plane për vendosje të njerëzve që përfaqësonin interesin e tyre në këto ndërmarrje multimilionëshe.
Besim Beqaj aktualisht është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...