Azem Sylën me tetë shokët i pret aktakuza e Prokurorisë Speciale [video]

17 Gusht 2016 - 19:11      

Azem Syla dhe disa prej të dyshuarve në rastin e tokave do të përballen me aktakuzë nga Prokuroria Speciale, transmeton KTV.

Se do të paraqesë aktakuzën ndaj ish-komandantit të UÇK-së, ka paralajmëruar prokurori i EULEX-it, Danilo Cecarelli, në seancën për vazhdim të paraburgimit për të 8 personat e këtij rasti.

Afati për hetimin e Prokurorisë për këtë rast kalon në muajin tetor.

Në seancën e së mërkurës, prokurori ka kërkuar vazhdim të paraburgimit edhe për 3 muaj tjerë për Sylën dhe të tjerët.

Azem Syla dhe rreth 50 persona të tjerë dyshohen nga EULEX-i për vepra penale, krim të organizuar, shpëlarje parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe dhënie e marrje ryshfeti. Këto kanë të bëjnë me shpronësime të jashtëligjshme të pronës shoqërore në atë private, duke përfituar rreth 30 milionë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...