17 Gusht 2016 - 19:08
Kjo për nder të djalit të ndjerë të zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Në fjalimin e tij, ai theksoi se këtë vend e pret një punë e madhe, punë e cila, sipas Bidenit, e frymëzoi djalin e tij që të gradohej në ushtrinë amerikane. “Duhet të vazhdoni më tej. Kosova është vend i ri, por jo aq i ri për ta ditur se çfarë meritojnë qytetarët. Jo privilegjet, por vlerat e meritat. Pa përjashtim, askush nuk është mbi ligjin. Për këtë jeni duke punuar”, ka thënë ai.
Ndërkaq, zyrtarët institucionalë e kanë falënderuar SHBA-në për kontributin e dhënë deri më tani në Kosovë.
“SHBA-ja ka shpëtuar Kosovën, ka mbështetur dhe po mbështet rindërtimin e saj.
Falënderimi më i mirë për ndihmën që i keni dhënë Kosovës është zhvillimi ynë.
Populli ynë do t’i kapërcejë pengesat dhe do ta bëjë vend të denjë për të gjitha komunitetet dhe besimet”, ka thënë kryeministri i vendit, Isa Mustafa.
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe familjarë të zëvendëspresidentit amerikan si dhe shumë personalitete e zyrtarë të lartë të shtetit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...