17 Gusht 2016 - 19:05
Kalimthi ka përshëndetur kryeparlamentarin Veseli me një shtrëngim duarsh, për të vazhduar lart takimin me një pjesë të qeverisë.
1 orë e gjysmë ka zgjatur takimi mes zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe presidentit Hashim Thaçi.
Biden, duke e cilësuar popullin e Kosovës si më të mirin, ka thënë se fotografia e ish-presidentit Rugova ka ngjalluar tek ai shpresë se shekujt e armiqësisë mund të kalohen.
Ai, në konferencën e shtypit, i ka numëruar porositë që ka sjellë këtu. Ai ka inkurajuar lidershipin e Kosovës që të tregohet i vendosur në vendimmarrje, qofshin edhe të vështira, siç e ka cilësuar Asociacionin, por ka thënë se kjo është mënyrë e vetme që shteti të ecë përpara.
Zëvendëspresidenti amerikan ka inkurajuar presidentin Thaçi që të vazhdojë dialogun me Serbinë.
Biden ka porositur se Kosova nuk do të mund të ketë të ardhme pa luftuar korrupsionin dhe pa nisur ndjekja penale e të gjithë zyrtarëve të dyshuar për korrupsion.
Presidenti Thaçi vizitën e sotme e ka quajtur historike. Ai ka siguruar nënpresidentin amerikan se Kosova do t’i përmbushë obligimet e saj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...