Policia e Kosovës: Asnjë incident gjatë vizitës së Bidenit

17 Gusht 2016 - 17:51      

Vizita e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në Kosovë ka përfunduar pa asnjë incident, thotë kumtesa e policisë, transmeton Koha.net.

Në këtë kumtesë thuhet:

“Gjatë realizimit të vizitës së Zëvendës Presidentit Amerikan Joe Biden në vendin tonë, me datë 16 dhe 17 gusht 2016, Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar sipas planifikimeve operacionale të parapara për garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, e në veçanti ka qenë e përkushtuar në ndërmarrjen e masave shtesë për siguri që parashihen për porsonalitete të larta.

Vizita e Zëvendës Presidentit Amerikan z. BIDEN, në Republikën e Kosovës, ka përfunduar sipas planifikimeve të parapara, nuk është raportuar asnjë incident, përderisa Policia e Kosovës falënderon të gjithë akterët e përfshirë, e në veçanti falënderojmë qytetarët e vendit për maturinë e treguar dhe mirëkuptimin gjatë ndërprerjeve të përkohshme të qarkullimit nëpër disa rrugë gjatë realizimit të vizitës, dhe nj herësh njoftojmë se të gjitha rrugët tani janë të lira për qarkullim”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...