AKK kërkon shkarkimin e këshilltarit në MMPH, ai thotë se që 2 javë nuk punon

17 Gusht 2016 - 17:47      

Agjencia Kundër Korrupsion e Kosovës ka publikuar sot një vendim për një çështje në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku ekziston një konflikt interesi.

Bashkim Bekolli është këshilltar politik në MMPH, por njëkohësisht është person i autorizuar në një biznes privat. Kjo ka bërë që Agjencia Kundër Korrupsion të kërkojë nga MMPH fillimin e proceduarës për shkarkimin e Bekollit dhe fillimin e Procedurës për Kundërvajtje në gjykatë, transmeton Koha.net.

Kjo ka ndodhur pasi ai figuron të jetë person i autorizuar në biznesin privat “Internet Kimi @ net”.

Bekolli, i kontaktuar nga Koha.net, ka thënë se nuk po e kupton se pse ka ardhur ky vendim pasi ai që nga 1 gushti nuk është më në detyrë, pas shkarkimit të ish-ministrin Ferid Agani. Ai gjithashtu tha se biznesin e ka pasur vetëm në letër dhe se ka bërë kërkesë për ç’regjistrim të biznesit.

“Së pari ka më shumë se dy javë që unë nuk e mbaj atë post ngaqë pas shkarkimit të ministrit Agani as unë nuk jam aty pasi kam qenë këshilltar. Së dyti që nga viti 2013 unë nuk e kam atë biznes sepse kam shitur. Unë kam dorëzuar aplikacionin për ç’regjistrim por nuk po e di pse ka dalë ai vendim”, ka thënë Bekolli për Koha.net.

Më poshtë mund të lexonin vendimin e plotë të AKK-së:

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...