Thaçi: Biden është mik imi, një pakicë të mos e rrezikojë të ardhmen e Kosovës

17 Gusht 2016 - 17:34      

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi sot në Facebook e ka komentuar vizitën e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në Kosovë, transmeton Koha.net.

Vizitën dhe mesazhet që kanë dalë nga ajo, Thaçi i ka quajtur përkrahje të fuqishme për vendin dhe dëshmi se “jemi në rrugë të mirë”, ndërsa opozitën, duke quajtur pjesë minoritare, e ka kritikuare për “cenim të të tashmes e të ardhmes së vendit”.

Thaçi ka shkruar:

Mesazhet e miqësisë dhe të përkrahjes janë edhe më të fuqishme kur vijnë nga miqtë e zemrës. Zëvendëspresidenti Biden është një mik i tillë, i imi dhe i tërë Kosovës. Përkrahja për rrugën e Kosovës, për paqen dhe stabilitetin, për dialogun dhe pajtimin, për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe për integrim është inkurajimi më i madh se jemi në rrugën e duhur. Por, edhe vërejtja se një pakicë është duke cenuar seriozisht të tashmen dhe të ardhmen tonë, duke rrezikuar ta lë Kosovën pa përkrahje dhe pa miq është e mirëseardhur dhe e pranuam me përgjegjësi të plotë. Të mos luajmë me interesat vitale të Kosovës dhe me ardhmërinë e fëmijëve tanë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...