Qeveritë e Serbisë e të Shqipërisë pas një muaji takohen në Nish

17 Gusht 2016 - 15:45      

Beograd, 17 gusht – Mbledhja e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Kosovës do të mbahet pas një muaji në Nish, transmeton REL në gjuhën serbe. Të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë edhe përfaqësuesit e Kosovës, thotë njoftimi, transmeton Koha.net.

Radio Evropa e Lirë në serbishte thekson se informacioni mbështetet në burime të afërta me autoritetet e Beogradit.

Hollësitë rreth kësaj mbledhjeje ende nuk dihen, por tash për tash supozohet se në këtë mbledhje nuk do të marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e as kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, por përfaqësues politikë të niveleve më të ulëta.

Delegacionin e Shqipërisë do ta drejtojë kryeministri i këtij vendi, Edi Rama.

Mbledhja në Nish, që ndodhet në fazën e planifikimit, është iniciuar nga Beogradi, ndërsa sipas konceptit ajo nuk do të jetë vetëm dialog midis shtetit të Shqipërisë e të Serbisë, por dialog mbi raportet e serb[ve e të shqiptarëve në rajon. Prandaj do të ftohen edhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Kosova.

Në këtë mbledhje, sipas burimeve të REL në gjuhën serbe të afërta me Qeverinë e Serbisë, do të marrin pjesë edhe biznesmenë serbë e shqiptarë nga rajoni, ndërsa vazhdon të punohet në hartimin e listës së pjesëmarrësve, përfshirë këtu edhe përfaqësuesit politikë nga Kosova.

Mbledhja në Nish do të mbahet në kuadër të bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës, që përfshin edhe ndërtimin e përbashkët të autostradës Nish-Tiranë.

Të rikujtojmë se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë konferencës së përbashkët me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të vizitojë Serbinë gjatë muajve të ardhshëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...