Biden: Punoni si Majlinda për të arritur sukseset

17 Gusht 2016 - 15:25      

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden në fjalimin për përurimin e rrugës me emrin e djalit të ti Beau, ka dhënë një porosi për Kosovën.

Ai ka thënë se bota në “Rio 2016” e pa punën e Kosovës, derisa ka porositur që të punojnë si Kampionia Olimpike në Xhudo, Majlinda Kelmendi, për të arritur sukseset.

“Ju i dhatë shembull djalit tim për punën e palodhshme. Shikoj se sa larg ka arritur brenda këto 15 vjetëve, në rrugë drejt integrimeve evropiane. Siç e pa edhe bota në Rio, dua ta përgëzoj Majlinda Kelmendin. Ajo më bëri që të dukem si hero. Ajo me medaljen e artë. Duhet të jeni krenar me suksesin dhe punën e Majlindës”, ka thënë Biden.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...