17 Gusht 2016 - 14:58
Ai tha se kjo rrugë përshkon Bondsteelin ku kosovarët shohin garancën e tyre dhe të rajonit të Ballkanit.
“Beau nuk mund të ishte ndryshe veçse një djalë i denjë i familjes Biden”, tha më tej ai.
“SHBA-të janë partneri kryesor strategjik i Kosovës, prandaj edhe pagëzimin e kësaj rruge me emrin e djalit tuaj duhet ta shihini si përpjekje të kosovarëve për të falënderuar Amerikën për kontributin e saj”, raporton Koha.net.
“Tek SHBA-të, Kosova e sheh aleatin e përhershëm, vend me të cilin presidenti Rugova ka ndërtuar raporte speciale. SHBA ka shpëtuar Kosovën, ka mbështetur dhe po mbështet rindërtimin e saj. Falënderimi më i mirë për ndihmën që i keni dhënë Kosovës është zhvillimi ynë. Populli ynë do t’i kapërcej pengesat dhe do ta bëjë vend të denjë për të gjitha komunitetet dhe besimet”, shtoi kreu i ekzekutivit.
“Do të punojmë për sundim të rendit e të ligjit, kundër krimit e korrupsionit, për krijim të raporteve me fqinjët, për të qenë e barabartë me familjen euroatlantike... për ta bërë Kosovën shtet të përgjegjshëm ndaj qytetarëve të saj”, tha kryeministri.
“Jam i bindur se kjo rrugë do ta kthejë shpesh vëmendjen tuaj kah ne. Shtëpia e kosovarit, tradicionalisht, është shtëpi e miqve. Ju jeni në shtëpinë tuaj”, u shpreh Mustafa në fund të fjalimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...