Ekonomia e Shqipërisë renditet më keq se fqinjët

17 Gusht 2016 - 14:28      

Inovacioni në Shqipëri nuk po e nxit shumë rritjen ekonomike. Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 92 në listën e 128 shteteve.

Vendi ynë renditet më poshtë se fqinjët në rajon, si Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje Hercegovina dhe Serbia.

Shqipëria renditet e fundit në rajon për ndikimin që inovacioni ka te rritja ekonomike.
Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 92 në listën e 128 shteteve.

Ndërsa vendet e tjera të rajonit renditen më mirë se ne. Ky dokument vlerëson ndikimin e politikave të orientuara të inovacionit që kanë ndikim në rritjen ekonomike.

Vendet me të ardhura të larta dhe në zhvillim po synojnë që nëpërmjet strategjive dhe politikave të ndryshme të nxisin rritjen ekonomike. Disa prej tyre ia kanë dalë, ndërsa një pjesë tjetër po hasin vështirësi.

Shqipëria renditet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta.

Në indeksin e këtij viti, vendi ynë ka marrë 28.3 pikë, duke u klasifikuar i 92-ti.

Në rajon, më mirë se Shqipëria renditen Mali i Zi në vendin e 51, Maqedonia në vendin e 58, Serbia në vendin e 65 dhe Bosnje Hercegovina në vendin e 87.

Indeksi Global i Inovacionit kryesohet këtë vit nga Zvicra, pasuar nga Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Finlanda.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...