Foto: Ilustrim

Mërgimtari nga Theranda arrestohet në Serbi

17 Gusht 2016 - 14:24      

Xhavit Sali Kolgeci i lindur me 02.04.1970, nga fshati Vraniq i Suharekës, është ndaluar mbrëmë nga Policia Serbe në kufirin Serb duke ardhur nga Sllovenia për Kosovë.

Sipas të familjarëve të kontaktuar nga TherandaPost, ai tashmë ndodhet në Burgun e Nishit. I arrestuari në fjalë, ka qenë ish i burgosur politik nga viti 1999-2002, i liruar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, e poashtu i liruar me aktgjykim te Gjykatës së Nishit në vitin 2002. Deri më tani nuk është dhënë asnjë sqarim nga institucionet serbe, për arsyen e ndalimit, transmeton Theranda Post.

Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, ka thënë se Xhavit Sali Kolgeci është arrestuar të martën dhe po mbahet në burgun e Nishit pa asnjë arsyetim.

“Familjarët e tij më kanë njoftuar, se ai tani ndodhet në burgun e Nishit, pa kurrfarë arsyetimi duke qenë e ditur, se ai është liruar më 2002 nga Gjykata e Nishit dhe Kryqi Kuq si shumë të burgosur të atëhershëm politik. Si deputet tani jam në kontakt me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe institucione tjera në Kosovë, për të bërë të mundur lirimin e tij. Ftoj Qeverinë dhe institucionet tjera që të marrin hapa konkret për lirimin e këtij qytetari”, ka thënë Muharremaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...