17 Gusht 2016 - 13:49
Në kampin Bondsteel, tashmë kanë arritur ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe deputeti Besim Beqaj,r aporton KP.
Në këtë ceremoni po merr pjesë vetëm një deputete e opozitës, Puhie Demaku, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë ceremoni, e cila do të fillojë pas pak, do të marrë pjesë edhe Joe Biden që do të mbajë një fjalim si dhe bashkëshortja e tij Jill Biden dhe fëmijët e të ndjerit Beau që kanë ardhur me gjyshërit në Kosovë.
Në këtë ceremoni do të flasin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.


17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...