17 Gusht 2016 - 13:43
Drecun konsideron se vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden vërteton se SHBA sillen më me racionalitet kundruall Serbisë dhe çështjes së Kosovës sesa disa shtete europiane, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.
“Kohët ndryshojnë, pozicioni amerikan është tjetër dhe SHBA nuk janë të gatshme të qëndrojnë qind për qind pas Prishtinës”, i ka thënë Drecun B92.
Drecun po ashtu ka thënë se nuk pret që SHBA t’i kërkojë Serbisë të njohë Kosovën si shtet, por konsideron se megjithatë është e qartë se pret që Serbia t’i kontribuojë procesit të normalizimit dhe të stabilizimit të marrëdhënieve serbo-shqiptare.
Sipas tij, Biden do të çojë mesazhe më të ashpra në Prishtinë, dhe pret që kjo vizitë do të shkojë në drejtimin që SHBA do t’ia bëjnë me dije Prishtinës se nuk mund të sillet me iracionalitet.
“Me siguri do të bisedojë rreth Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave Serbe, që përbën themelin e Marrëveshjes së Brukselit, pa të cilën është i pakuptimtë vazhdimi i procesit të normalizimit”, tha Drecun dhe shtoi se të gjitha çështjet e tjera bashkë nuk e kanë rëndësinë e saj.
Drecun thotë se Serbia duhet të ketë qëndrim të palëkundur dhe pret që Brukseli e Uashingtoni të luajnë “rol të rëndësishëm”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...