Foto: Koha

Thaçi, Biden: Pa demarkacionin e Asociacionin, harrohemi edhe nga SHBA-ja

17 Gusht 2016 - 11:54      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë në konferencë për media me Zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

“20 vite më parë kur përballeshim me shfarosjen nga shteti i Serbisë, senatori i atëhershëm, Joe Biden, u bë zëri ynë”, theksoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën për media me Bidenin.

Ai tha se është nder i madh për të që Biden viziton sërish Kosovën.

“Kosova, tani si shtet i pavarur dhe sovran, e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Ne kemi shënuar hapa të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar më tej ai.

“Ne e kemi për detyrë që t’i japim një dinamikë të re dialogut me Serbinë që sa më shpejtë të arrijmë deri te pajtimi mes dy popujve tanë. Jam i sigurt se pajtimi është i mundur dhe do të ndodhë”, shtoi ai.

“Ju siguroj se edhe çështja e demarkacionit do të përmbyllet shpejtë. Marrëveshja e demarkacionit është marrëveshje e drejtë. Ky vendim i parlamentit të Kosovës do ta forcojë shtetësinë tonë, duke i hapur rrugë të sigurt integrimit euro-atlantik dhe lëvizjes pa viza”.

“Pa kalimin e demarkacionit me Malin e Zi, dhe pa krijimin e Asociacionit të komunave serbe, Kosova do të mbetet e vetmuar dhe e izoluar nga bota, apo e lënë anash edhe nga SHBA-të, edhe nga Brukseli. Nuk mund të kërkojmë ndihmë nga askush nëse s’i kryejmë detyrat tona”, u shpreh Thaçi në konferencën për media me Bidenin.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...