
17 Gusht 2016 - 09:19
Ai në këto momente ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zhvillojë takime me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me Kryeministrin Isa Mustafa, takime në të cilat do të jenë edhe një pjesë e kabinetit qeverisës, siç është ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Biden është pritur Togu Ceremonial i FSK-së, nga kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Mustafa.
Takimin e parë do ta ketë me kryeministrin dhe dy zëvendësit e tij, Hajredin Kuçin dhe Branimir Stojanooviqin si dhe ministrin Hoxhaj. Ndërsa më vonë do të ketë takim sy më sy me presidentin Thaçi.
Kurse konferenca për media do të mbahet në orën 11:00.
Temë e këtyre takimeve do të jetë integrimi evropian i Kosovës, lufta kundër-terrorizmit e çështje tjera me rëndësi për Kosovën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...