Masat të rrepta sigurie për vizitën e Biden, ndalohet qarkullimi në disa rrugë

17 Gusht 2016 - 08:22      

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë vendosur pothuajse në çdo cep të kryeqytetit, pas vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, vërehen nëpër rrugët e kryeqytetit, të cilat pothuajse janë të ‘blinduara’, transmeton KP.

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me masat e sigurisë, që do të ndërmerren sot me rastin e vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë.

Sipas Policisë, në intervale të caktuara kohore, do të ketë edhe ndalim të përkohshëm për qarkullim në disa rrugë, andaj do të përdoren rrugë alternative.

Ja në cilat rrugë do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit:

Me datën 17.08.2016 nga ora 08:00 do të ndalohet për qarkullim rruga “Agim Ramadani” nga Sllovenia Sport deri te rreth-rrotullimi te ish Gjykata e Qarkut prapa Komunës, rruga e UÇK-së deri te udhëkryqi me rrugën “Migjeni”.

Gjithashtu edhe sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi Skënderbeu do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në largimin e personalitetit.

Në rajonin e Ferizajt, rruga Bibaj - Dardani dhe anasjelltas do të jetë e ndaluar për qarkullim nga ora 11:00 deri 16:00, të datës 17.08.2016, përderisa zyrtarë policor janë paraparë të orientojnë qarkullimin në rrugën alternative; Gjilan-Kllokot –Viti – Gerlic - Ferizaj dhe anasjelltas, një njësi policore do të vendoset në udhëkryqin e Kllokotit dhe do i orienton/udhëzon qytetaret të cilët destinacion e kanë Ferizajn.

Rrugët tjera do jenë nën menaxhim dhe mbikëqyrje të zyrtarëve policor në mënyrë që të lehtësohet zhvillimi i rrjedhshëm i komunikacionit duke përfshirë edhe lëvizjen e delegacioneve të ndryshme.

Biden ka arritur mbrëmë në Kosovë, ndërsa sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku pas këtyre takimeve do të ketë edhe një konferencë për media.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...