18 vjet nga vrasja në burg e Cen Dugollit

17 Gusht 2016 - 08:16      

Sot bëhen 18 vjet që kur policia serbe më 17 gusht të vitit 1998 vrau në burg pjesëtarin e UÇK-së Cen Dugollin.

Me këtë rast do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe do të vendosen kurora lulesh. Homazhet bëhen në ora 10:00 tek varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj.

Dugolli ishte njëri ndër veprimtarët e parë të rezistencës, i cili u vra nga forcat serbe në burg më 17 gusht të vitit 1998.

Ai vdiq nga torturat e shumta që i bënë policët serbë por asnjëherë nuk u dorëzua e nuk tregoi për veprimet çlirimtare që po përgatisnin shokët në ilegalitet.

Bashkëshortja dhe fëmijët e tij, tash e disa vite jetojnë në Francë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...