17 Gusht 2016 - 00:01
Ajo ka sqaruar se nuk ka kritikuar LDK-në dhe AAK-në si parti, mirëpo ka kritikuar mosveprimin e këtyre dy partive kundër klanit “Pronto”.
“Ne në konferencë kemi kritikuar mosveprimin e LDK-së dhe AAK-së. Nuk kemi kritikuar qenësinë e këtyre subjekteve, por kemi kritikuar mosveprimin. Kemi kërkuar që LDK-ja të distancohet duke dalë nga qeveria. Sepse në koalicion ata po ja zgjatin jetën klanit Pronto. Klani printo të shkojë në shtëpi dhe të ç’kapet shteti”, ka thënë Kadaj-Bujupi, transmeton Koha.net.
Ajo për AAK-në ka thënë se ka një tërheqje nga kundërshtimi i këtij klani. Për këtë i ka përmendur kundërshtimin e protestave dhe deklaratat e disa zyrtarëve të ish-partisë së saj.
“AAK ka një heshtje për bashkëpunim. Kemi thënë që mosveprimi ngrit dyshime dhe rikonfirmon se pikërisht në kohën kur ne e kemi arritur kulmin si opozitë e bashkuar, këto dy subjekte [AAK dhe Nisma] kanë lëshuar betejën duke dalë jashtë parlamentit dhe duke u shprehur kundër gazit edhe pse kanë qenë pjesë e këtyre veprimeve. Ata dolën në deklarata se nuk kanë vija të kuqe për koalicion me askënd. Që nënkupton edhe me PDK-në, dhe derisa ka këso deklarata, atëherë çfarë është në pyetje. Në këto momente konsiderojmë se problemi kyç është klani Pronto me të cilin duhet të distancohet LDK-ja dhe po ashtu bëmë ftesë që Aleanca t’i rikthehet veprimeve që të mos ia zgjatë jetën klanit Pronto për mosveprim”, ka thënë veç të tjerash Kadaj-Bujupi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...