Radikalët serbë protestojnë kundër Bidenit

16 Gusht 2016 - 20:04      

Pjesëtarë të Partisë Radikale serbe ishin mbledhur sot në afërsi të Presidencës së Serbisë në Beograd për protestuar kundër vizitës së Joe Bidenit në Serbi, transmeton Koha.net.

Ata kanë protestuar kështu sepse, siç ka theksuar lideri i kësaj partie Vojsilav Sheshel sepse” Biden e ka fëlliqur vendin e shenjtë serb”.

Ai ka vlerësuar se “populli serb nuk e do Bidenin, e urren, se mban ndër mend rolin e tij në bombardimin e Serbisë në vitin 1999 si dhe përpjekjen e tij për pavarësinë e Kosovës.

"Krimineli i tillë sërish merr nderimet shtetërore” ka thënë Sheshel, përcjell FoNEt dhe ka shtuar se Biden “është armik i popullit serb ndërsa e ka quajtur vrasës të fëmijëve, përdhunues, agresor e xhelat”.

Ai i ka ftuar serbët në Amerikë të votojnë për kandidatin e Partisë Republikane Donald Trump.

"Votoni për Trumpin, votoni për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Sheshel.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...