16 Gusht 2016 - 19:33
Kryesia e Kuvendit nuk po e procedon atë tash e një kohë të gjatë për miratim në Kuvend, pavarësisht se Qeveria dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës e bënë gati atë, raporton KTV.
Shkak i krejt kësaj duket të jetë Lista Serbe, pavarësisht se palët në bisedimet e Brukselit u pajtuan për regjistrimin e popullsisë në këtë pjesë të vendit.
Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Zenun Pajaziti, po kërkon sqarim se pse ka ngecur kjo çështje.
Asamblisti në Kuvendin Komunal të Veriut, Bashkim Cimili, thotë se regjistrimi i katër komunave serbe të veriut është tejet i rëndësishëm, për shkak të ndarjes së buxhetit nga niveli qendror në nivelin lokal.
Përfaqësuesit e serbëve në Institucionet e Kosovës kohë më parë janë shprehur haptas kundër procesit të regjistrimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...