Shtohet numri i policëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it në Mitrovicë

16 Gusht 2016 - 19:30      

Vetëm dy ditë pas fillimit të punimeve për revitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër ka ndodhur një shpërthim, raporton KTV.

Në mesnatën e së hënës një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në afërsi të ish xhamisë në veri të Mitrovicës. 

Nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, por policia po heton rastin.

Menjëherë pas këtij incidenti është shtuar numri i policëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it në këtë pjesë. Ky incident si për asamblistët shqiptarë të veriut, ashtu dhe për ata të jugut, ishte i pritshëm.

Por, kreu i komunës së Mitrovicës jugore thotë se ky incident është individual dhe nuk duhet të lidhet me punët që po kryhen për hapjen e qarkullimit të lirë.

Derisa punimet kanë vazhduar edhe të martën për revitalizimin e urës, pengesë tjetër për qarkullimin e lirë të qytetarëve të Mitrovicës është barrikada tjetër që ndodhet në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. Bahtiri premton se edhe kjo barrikadë së shpejti do të hiqet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...