Kosova edhe sivjet pa karton të gjelbër [video]

16 Gusht 2016 - 19:21      

Kosova vazhdon të mbetet larg kartonit të gjelbër, raporton KTV.

Para të majme nga diaspora e Kosovës në emër të sigurimit të veturave po shkojnë në xhirollogaritë e 12 kompanive të Sigurimit pjesë të Byrosë kosovare të sigurimeve, e kjo e fundit nuk po gjen mënyra se si Kosova do të pranohet në Kartonin e Gjelbër.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të BSK-së, Gani Thaçi, i ka thënë Kohavisionit se përgjigjen për këtë duhet kërkuar në Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas tij, duhet të gjejë mënyra për t’u bërë pjesë e OKB-së, në mënyrë që Kartoni i gjelbër të vijë në Kosovë, ditë kjo që duket të jetë e largët.

Adriatik Kelmendi, njëri ndër gazetarët që më së shumti ka shkruar për problemin e Kartonit të Gjelbër, hedh poshtë idenë se kartoni i Gjelbër nuk po realizohet për shkak se Kosova nuk është anëtare e OKB-së.
Sipas tij, prolongimi i këtij procesi po bëhet për para.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...