Përkuljet e Thaçit para memorialëve serbë që fajësojnë shqiptarët për vrasje [video]

16 Gusht 2016 - 19:16      

I janë bërë rreth 5 muaj në krye të shtetit, e Presidenti i Kosovës gjatë kësaj kohe ka bërë dy vizita që kanë nxitur reagime, raporton KTV.

Muajin e kaluar u përkul i vetëm para një memoriali me 14 emra të serbëve të vrarë në Grackë të Lipjanit, derisa të njëjtën e ka bërë të hënën në Gorazhdec të Pejës.

Këtu gjithashtu përkujtohen të rinj serbë të vrarë në vitin 2003, derisa ende nuk është zbuluar vrasësi e as motivet.

Megjithëkëtë, Presidenti në të dy rastet është përkulur para një tabele, ku shkruan se këta ‘njerëz janë vrarë nga terroristët shqiptarë’. Bajram Qerkini nga shoqata “Zëri i Prindërve”,

Ka thënë se Serbia, policia e ushtria e së cilës ka vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë ka dhunuar më shumë se 20 mijë gra dhe ka dëbuar rreth 1 milion njerëz nga Kosova, nuk ka kërkuar kurrë falje për këto krime.

Pikëpyetje janë vënë për mundësinë që vrasja në Gorazhdec të Pejë të jetë kryer vetë nga shërbimi sekret serb.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...