16 Gusht 2016 - 19:10
Sipas drejtuesve të këtij subjekti politik, punësimi mbi baza partiake ka ndikuar edhe në moszhvillimin ekonomik të vendit dhe se Adem Grabovci është vetëm ekzekutues i urdhrave të Kadri Veselit e Hashim Thaçit.
Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Sfeçla, e ka quajtur kriminel Kadri Veselin, i cili, sipas tij ka udhëhequr krimin e nëntokës qysh para se të vijë në krye të PDK-së.
E ndërkaq, Donika Kadaj Bujupi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të distancohet nga ky koalicion, e jo Isa Mustafa ta quajë president të shkëlqyeshëm Hashim Thaçin.
Vetëvendosje kërkon që me të gjitha këto përgjime të merret prokuroria dhe sa më parë të zbardhen të gjitha rastet e korrupsionit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...