16 Gusht 2016 - 18:47
Policia gjatë bastisjes së shtëpisë së personit të dyshuar në rajonin e Ferizajt, ka gjetur prova materiale ndërsa me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore.
“Policia e Kosovës në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, e në veçanti në përpjekjet e saj të vazhdueshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas hetimeve të kryera paraprake, sot me datë 16.08.2016, në një operacion policor të mirë planifikuar ka arrestuar një person të dyshuar (F.H. viti i lindjes 1972), punonjës në AKP (Agjencioni Kosovar i Privatizimit) i përfshirë në vepra penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe" marrje e ryshfetit”, njofton PK-ja.
“Policia gjatë bastisjes së shtëpisë së personit të dyshuar (në rajonin e Ferizajt) ka gjetur edhe prova materiale, përderisa me urdher të prokurorit kompetent i dyshuari dergohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...