Lista Serbe dënon përdhosjen e xhamisë në Velikincë

16 Gusht 2016 - 16:23      

Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, e ka dënuar ashpër përpjekjen për të përdhosur xhaminë në fshatin Velikincë të Poshtme të Komunës së Gjilanit.

“Dënojmë fuqimisht përpjekjen për përdhosjen e xhamisë. Nuk guxojmë që një rast i izoluar kur personi me probleme psikike, ndërsa sipas pohimeve të policisë edhe nën ndikimin e narkotikëve, me aktin e tij çnjerëzor të hedh njolla në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet të gjitha komuniteteve fetare në këtë rajon. Uroj Policinë e Kosovës, i cila reagoi menjëherë dhe arrestoi autorin e krimit. Por iu bëj thirrje atyre dhe gjyqësorit që të vazhdojë edhe në të ardhmen për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj sulmeve mbi objektet e të gjitha komuniteteve fetare, pavarësisht se cilës etni a a feje i përkasin autorët. Të gjithë, së bashku, jemi duke bërë përpjekje që të kemi një jetë më të mirë dhe po ashtu të kemi raporte më të mira mes të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe ne nuk duhet të lejojmë që rastet e izoluara që t’i pakësojë ato ose t’i shtrembërojë”, thuhet në kumtesën e kryetarit të Listës Serbek, Sllavko Simiq.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...