16 Gusht 2016 - 15:58
Ky burim po ashtu thekson se Eparkia ka informacioni se autori i këtij akti është me probleme psikike dhe se sipas policisë ka qenë nën ndikimin e narkotikëve, transmeton Koha.net.
Dënimin nga ana e Eparkisë Rashkë – Prizren kryeimamit të Gjilanit, Naim Aliut, ia kanë përcjellë edhe igumeni i manastirit Draganac dhe zëvendësi i vladikës Teodosije, ati Ilarion, i cili raportohet të jetë takuar me të në Gjilan.
“Kisha Ortodokse Se3rbe shpreh besimin e sinqertë se ky incident i i zoluar nuk do të cenojë raportet fqinjësore ndërmjet myslimanëve e të krishtërve në këtë anë”, thuhet në reagimin e peshkopit Teodosije, i cili po ashtu iu bashkua apelit të Myftiut Tërnava që organet e sigurisë të marrin të gjitha masat në mënyrë që të gjitha objektet fetare të jenë të mbrojtura në mënyrë adekuate.
Peshjkopi Teodosije po ashtu ka shfaqur “përkushtimin e sinqertë për ndërtimin e shoqërisë së mbështetur në tolerancë dhe respekt midis të gjitha komuniteteve”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...