16 Gusht 2016 - 15:37
Ata po ashtu, kritikuan heshtjen e LDK-së dhe AAK-së ndaj këtyre përgjimeve, me ç’rast i kërkuan LDK-së që të dalë nga koalicioni. Ata u shprehën se “kjo është skema e krimit që po udhëheq me Kosovën, të drejtuar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli”.
Në fjalën e tij, Xhelal Sveçla, e quajti shfaqje hipokrite nënshkrimin e memorandumit të djeshëm kundër nepotizmit nga Kadri Veseli, për parandalimin e punësimeve partiake e familjare.
“Ne e dimë, siç e kemi ditur gjithmonë, që Kadri Veseli është kriminel dhe bashkë me dostin e tij Hashim Thaçin nuk do të reshtin së plaçkituri popullin tonë të varfër, deri sa të përballen me kundërshtim të fuqishëm gjithëpopullor”, theksoi Sveçla.
Sveçla përmendi edhe sekuencat e përgjimeve të publikuara sot, ku Shaip Muja kërcënon bashkëpartiakët e tij se do të ia bëjë publike aferat korruptive në lidhje me privatizimin e Ferronikelit. Ai theksoi se pikërisht ky organizim kriminal, duke vepruar në këtë mënyrë, e ka çuar vendin në varfëri e papunësi të skajshme.
Ai tha se këto janë arsye, që këta që u pasuruan me djersën e gjakun e të varfërve, do të rrëzohen nga populli i Kosovës.
Ndërkohë, për Kadaj-Bujupin, heshtja e LDK-së dhe e AAK-së është e pajustifikueshme.
“Derisa përditë po dalin skandale shumë të rënda për Hashim Thaçin, Isa Mustafa në vend që të distancohet, po jep deklarata që 'Thaçi është president i shkëlqyer'. Kjo është shumë e dhimbshme kur kemi parasysh që votuesit e LDK-së e mbështetën Isa Mustafën dhe LDK-në, pikërisht duke qenë se iu premtua lufta kundër klanit ‘Pronto’. Sot mjerisht, LDK-ja nuk nxjerr asnjë zë për këto afera kriminale. Ky qëndrim i LDK-së është në kundërshtim edhe me vullnetin e anëtarësisë së këtij subjekti”, tha deputetja Kadaj në fjalën e saj.
Tutje, ajo shtoi se edhe heshtja e AAK-së është tregues i qartë i marrëveshjeve të fshehta të kësaj partie me PDK-në, të cilat filluan që kur AAK filloi të heq vijat e kuqe për koalicion me këtë të dytën.
Në fund iu bë thirrje LDK-së që të prishë koalicionin me, siç thanë zyrtarët e Vetëvendosjes, “kriminelët që kanë shkatërruar gjithçka në Kosovë”, ndërsa u kërkua nga AAK që të heq dorë nga marrëveshjet “me po këta kriminelë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...