“Arrest me burg” shqiptarit të kërkuar nga Maqedonia për terrorizëm

16 Gusht 2016 - 15:32      

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shqiptarin nga Maqedonia, Imerli Avmeti.

46-vjeçari u arrestua 3 ditë më parë nga efektivë të Drejtorisë së Antiterrorit në Tiranë në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga prokuroria maqedonase.

Kjo e fundit e akuzon Avmetin për pjesëmarrje në formacione paraushtarake të huaja. Sipas të dhënave në urdhërarrestin ndërkombëtar, Imerli Avmeti ka marrë pjesë në luftimet në Siri, ndërsa akuzohet edhe për rekrutim të personave në Maqedoni me qëllim për t’i dërguar në frontet e luftës.

Edhe pse Avmeti i ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria maqedonase, Gjykata e Tiranës e la në arrest me burg deri në përfundimin e procedurave për ekstradimin e tij drejt Maqedonisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...