Raportet FSK-KFOR, në nivel të lartë të bashkëpunimit

16 Gusht 2016 - 15:18      

Zëvendës ministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në një vizitë lamtumirëse komandantin e KFOR-it, gjeneral majorin Guglielmo Miglieta.

Në takimin e përbashkët, zëvendës ministri Fadil Gashi në emër të ministrit të FSK-së Haki Demolli, të Ministrisë dhe në emrin e tij personal e falënderoi gjeneralin Miglieta për shërbimin në Republikën e Kosovës si dhe nëpërmjet tij të gjithë ushtarët e KFOR-it, që shërbejnë për KFOR-in në Kosovë, të cilët kontribuojnë për siguri dhe paqe në vend si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Ministrisë për FSK-në dhe KFOR-it në përgjithësi. Gjithashtu edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e falënderoi komandantin e KFOR-it, gjeneralin Miglieta për kontributin dhënë forcimit të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it si dhe shprehu optimizmin se ky nivel i bashkëpunimit dhe kooperimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, bazuar në atë se FSK-ja dhe KFOR-i gjatë kësaj periudhe kanë pasur edhe aktivitete të përbashkëta stërvitore.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Miglieta nënvizoi se: “bashkëpunimi KFOR-FSK ka qenë i shkëlqyer” duke potencuar sidomos ngritjen e shkallës së profesionalizmit dhe kapaciteteve për tu përballur me emergjenca. Gjenerali italian Miglieta i cili qëndroi në krye të KFOR-it, për 13 muaj, tha se FSK-ja e ka dëshmuar përgatitjen dhe gatishmërinë edhe me rastin e përfundimit me sukses të ushtrimit të përbashkët “Shpata e argjendtë” mbajtur këtë vit. Theksojmë se raportet FSK-KFOR janë në nivel të lartë të bashkëpunimit, dhe se FSK-ja është ftuar të marrë pjesë me një tog, në ceremoninë e ndërrimit të Komandantit të KFOR-it, në fund të këtij muaji.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...