16 Gusht 2016 - 15:07
Me këtë rast znj. Gallucci përgëzoi ministren Hoxha për marrjen e detyrës së re dhe shfaqi përkrahjen e saj në përmbushjen e synimeve dhe detyrave të Ministrisë, njëherit inkurajoi ministren në realizimin e objektivave dhe qëllimeve si dhe në tejkalimin e sfidave në lëmin e drejtësisë, duke llogaritur në mbështetjen e plotë të Zyrës, transmeton Koha.net.
Në takim, ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në sektorin e drejtësisë, duke theksuar nevojën për forcim dhe përkrahje të fushës së sundimit të rendit dhe ligjit. Po ashtu, ajo vuri në pah rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies, rritjen e efikasitetit, dhe përgjegjshmërisë si faktorë kyç në rritjen dhe përmirësimin e punëve në sektorin e drejtësisë.
Ministrja Hoxha kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore, po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë. Vlerësim i përbashkët ishte se bashkëpunimi në sferën e infrastrukturës ligjore është tejet i rëndësishëm si në planifikimin e punëve, ashtu edhe tejkalimin e sfidave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...