16 Gusht 2016 - 15:04
Ajo u prit nga ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë, Driton Kuçi. Temë kryesore e takimit bilateral të ministrave Bajrami dhe Kuçi ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Ministrja Bajrami fillimisht i shprehu ngushëllimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës Qeverisë së Maqedonisë për tragjedinë e ndodhur ditë më parë si pasojë e fatkeqësisë natyrore, vërshimeve të mëdha. Znj. Bajrami tha se “Qeveria e Kosovës i bashkohet dhimbjes së familjeve të cilat kanë humbur më të afërmit e tyre dhe është e gatshme të japë kontributin e saj në mbështetje për popullin dhe Qeverinë e Maqedonisë.”
Më tej znj. Bajrami nënvizoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për kultivimin e raporteve të mira ekonomike me Republikën e Maqedonisë, transmeton Koha.net. Ajo foli për reformat ekonomike, të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës dhe të cilat po japin efekte pozitive në ngritjen e performancës së bizneseve dhe rritjes së investimeve të huaja direkte në vendin tonë.
Ministrja Bajrami dhe ministri Kuçi konstatuan se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare në mes Kosovës dhe Maqedonisë janë të mira dhe se ka mjaft hapësirë që ato të intensifikohen edhe më tej përmes iniciativave të reja dhe investimeve të përbashkëta nga kompanitë e të dyja vendeve.
Pas takimit bilateral të ministrave si dhe të delegacioneve të të dyja qeverive, ministrat Bajrami dhe Kuçi mbajtën edhe një konferencë për shtyp ku u shprehën se do të vazhdojnë punën e përbashkët institucionale në drejtim të rritjes së nivelit të bashkëpunimit ekonomik të të dyja shteteve.
Me këtë rast ministrja Bajrami tha se ajo dhe ministri Kuçi janë dakorduar që të punojnë ngushtë në shkëmbimin e përvojave qeveritare sa i përket përmirësimit të ambientit të të bërit biznes dhe rritjes së atraktivitetit të ekonomive tona sa i takon tërheqjes së investimeve të huaja direkte. Siç tha ajo “Bashkëpunimi ynë në këtë drejtim na bën më joshës për investitorët e huaj, sepse ekonomitë tona janë komplementare dhe sa më i madh të jetë bashkëpunimi ndërmjet nesh, aq më shumë do të kemi sukses në tërheqjen e kompanive të mëdha ndërkombëtare” nënvizoi ajo.
“Ne kemi filluar ta implementojmë Marrëveshjen për Stabilizim Asociim që nga muaji prill i këtij viti dhe në këtë drejtim shohim mundësi bashkëpunimi të frytshëm me Republikën e Maqedonisë, duke marrë për bazë përvojat e Maqedonisë sa i përket zbatimit të MSA-së në disa aspekte, si: përmirësimi i infrastrukturës së cilësisë, reformimi i sistemit të inspektimeve, mbrojtja e konsumatorit, etj.” theksoi ajo.
Në takim është diskutuar edhe rreth bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe ministrat u pajtuan se ky bashkëpunim duhet të konsolidohet më shumë si në nivelin institucional ashtu edhe nëmes të subjekteve afariste që operojnë në fushën e turizmit.“Ne jemi vende të vogla por me një ndërveprim më të madh mund të dalim më të pasur dhe më kompetitiv në aspektin e ofertës për turistët e huaj” potencoi ministrja Bajrami.
Ministrat Bajrami dhe Kuçi vlerësuan rolin që kanë asociacionet e biznesit, përkatësisht odat ekonomike të vendeve tona, të cilat janë ura të rëndësishmelidhëse të ndërtimit të bashkëpunimit afarist në mes bizneseve nga të dyja vendet, konstatuan ata.
Ministrja Bajrami tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për të kultivuar raporte partneriteti me Maqedoninë, si një vend me të cilin ndajmë sfida të përbashkëta në rrugën tonë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euroatlantike, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...