Në Skromë të Vushtrrisë u përurua fshati turistik, ministri Murati rikujton rolin e diasporës

16 Gusht 2016 - 14:40      

Në praninë e ministrit të Diasporës, z.Valon Murati, me bashkëpunëtorë, kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Kanada, z.Naser Berisha, përfaqësuesve të Komunës së Vushtrrisë, si dhe të shumë mysafirëve, në fshatin Skromë të Vushtrrisë u përurua fshati turistik “Skroma”.

Ky kompleks është investim i afaristit shumë të suksesshëm nga Zvicra,z. Femzi Braha.

Në fjalën e hapjes,z. Braha tha se qëllimi kryesor i investimit të tij në fshatin Skromë ka qenë t’ia kthejë gjallërinë kësaj zone përmes rritjes së frekuentimit në këtë pjesë dhe punësimit të banorëve të kësaj zone.

Ndërkaq, ministri Murati, në fjalën e tij përshëndetëse,theksoi se diaspora përbën mundësinë më të madhe të vendit tonë për të sjellë investime serioze, dije, kulturë dhe disiplinë pune në Kosovë.

“Sa herë flasim për investimet nga jashtë, jam i vetëdijshëm se vija e parë e frontit janë njerëzit tanë nga diaspora, të cilët kanë ardhur dhe po vazhdojnë të vijnë, me gjithë vërejtjet që mund t’i kenë. Në këtë mënyrë, ata po e ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës në kohën më të nevojshme për të”,u shpreh z.Murati, duke ofruar mbështetje të plotë për të gjithë investitorët nga diaspora.

Në emër të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, të pranishmit i përshëndetën edhe z.Naser Berisha,kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Kanada, dhe përfaqësues nga Komuna e Vushtrrisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...