Po prishet tuneli nëntokësor 76 vjeçar poshtë stadiumit kombëtar në Tiranë

16 Gusht 2016 - 12:20      

Arkitekti Besnik Aliaj ka zbuluar një tjetër fakt që lidhet me shembjen e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë.

Në profilin e tij në Facebook, Aliaj ka publikuar disa foto që konfirmojnë ekzistencën e një tuneli të nëndheshëm që lidhte stadiumin me objekte jashtë tij, por që me ndërtimin e impiantit të ri do të zhduket, transmeton Koha Jonë. Aliaj shtron pyetjen përse ky tunel gjysmë shekulli më i vjetër se ato të komunizmit nuk kthye në muze nga qeveria.

“Konfirmohet. Nga Fondi Luce-UNESCO mësohet se stadiumi olimpik “Qemal Stafa” në pjesën veriore të fushës pas portës ka patur edhe një tunel të nëndheshëm që lidhte stadiumin me objekte jashtë tij. Nuk dihet shumë për këtë fakt për të cilin më kanë pyetur më parë edhe disa miq të tjerë, por tashmë kjo konfirmohet nga arkiva prestigjioze italiane, duke thelluar me tej skandalin që lidhet me këtë objekt historik. Kjo sepse në kompleksin e ministrive në qendër po kthehen në muze disa llagëme te komunizmit, ndërkohë që këtu kemi pasur raste të tuneleve gjysmë shekulli më të vjetër, por aplikohet standard tjetër?!”, shprehet Aliaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...