Ministritë e Shëndetësisë së Kosovës e Shqipërisë forcojnë bashkëpunimin

16 Gusht 2016 - 12:05      

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, me bashkëpunëtorë priti në takim Drejtoreshën e Drejtorisë Farmaceutike të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, Shpresa Bello, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në këtë dikaster.

Sadiku tha se në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, mes dy ministrive, është më se i nevojshëm një bashkëpunim më konkret mes departamenteve farmaceutike të dy ministrive.

“Thellimi i bashkëpunimit në fushën e farmaceutikës do të ishte i mirëseardhur për të dy shtetet në raste të caktuara, kur barnat të cilat ka nevojë urgjente njëri departament, të mbulohet nga departamenti tjetër”, tha Zëvendësministri Sadiku.

Bello e mirëpriti gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e farmaceutikës, dhe shprehu vullnetin për të punuar në këtë drejtim, që kjo të realizohet sa më mirë që të jetë e mundur. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...