Numri i madh i lëndëve paraqet problem për gjithë sistemin e sundimit të ligjit

16 Gusht 2016 - 12:04      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ishte e ftuar në Tryezën mbi “Sistemin Gjyqësor dhe Ligjin e ri për Falimentim”, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane.

Në këtë tryezë, me theks të veçantë ministrja Hoxha diskutoi mbi fokusin dhe rëndësinë që i dedikon Ministria e Drejtësisë sektorit të sundimit të rendit dhe ligjit e që ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik në vend.

Ajo vuri në pah sfidat me të cilat aktualisht ballafaqohet sistemi i drejtësisë në vend, me theks të veçantë Gjyqësori, ku mes tjerash tha se numri i madh i lëndëve paraqet problem për gjithë sistemin e sundimit të ligjit.

“Duhet dhënë hapësirë e veçantë legjislacionit komercial, legjislacion ky i cili luan rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, njëherësh konsideroj se infrastruktura ligjore dhe zbatimi i ligjit janë parakushte për të bërit biznes në vend dhe rrjedhimisht edhe për zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ministrja Hoxha.

Me këtë rast, ajo vlerësoi rëndësinë e hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Falimentimin, ligj ky i cili do të mundësoj krijimin e kornizës ligjore që do t’u ofrojë të gjitha bizneseve qasje në procedura të strukturuara në procesin e falimentimit.

Ministrja u zotua për përkrahje, njëherësh theksoi se një ndër prioritetet do ta ketë adresimin e problematikave të ndryshme përmes legjislacionit komercial dhe shpreh përkushtimin e ministrisë për të kontribuar sa më shumë në këtë drejtim. Në funksion të kësaj është edhe puna që bën Ministria e Drejtësisë me profesionet e lira, në veçanti Përmbaruesit Privat dhe Ndërmjetësimi.

Hoxha konsideroi se puna e përbashkët në këtë drejtim do të rezultojë me efikasitet më të madh të të gjitha institucioneve përkatëse në këtë proces dhe e gjithë kjo në funksion të zbatimit të ligjit si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...