
16 Gusht 2016 - 11:17
Ai, duke iu referuar takimit që Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do ta zhvillojë me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, këtyre të fundit iu është referuar si “kriminelë” të veshur në kostum presidencial e qeveritar.
“Shpresojmë që ky takim i zëvendëspresidentit amerikan Biden me këta kriminelë kosovarë në kostum presidencial e qeveritar do të jetë ndryshe prej të tjerëve”, u shpreh Ymeri.
Ai tha se Biden po vjen midis episodeve të aferës PRONTO 2 për t’u takuar me, siç tha ai, “disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë”.
“Nuk është problemi se kë po e takon e kë nuk po e takon z.Biden. Është e padrejtë dhe e dëmshme nëse z.Biden nuk e thotë të vërtetën për këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë. Sepse, para së gjithash, janë fëmijët e uritur e të pashkollë, rinia e gratë e papuna, dhe pleqtë në mjerim që po vuajnë nga seriali PRONTO 2.0”, theksoi ai në fund.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...