Në Lezhë u mbajt “Dita e shtegtarëve”

16 Gusht 2016 - 10:21      

Bashkia e Lezhës organizoi mbrëmjen e së hënës një sërë veprimtarish kulturore, artistike dhe promovuese në Sheshin “Gjergj Kastrioti”, në kuadër të “Ditës së Shtegtarëve”.

Në një atmosferë festive, Bashkia organizoi një koncert me artistët lezhjanë, ndërsa në sheshin e qytetit u hap një panair artizanal agro-ushqimor dhe promovues.

Po ashtu në kuadër të veprimtarive të organizuara me rastin e “Ditës së shtegtarëve”, Bashkia hapi dyert për emigrantët dhe qytetarët, të cilët po ashtu vizituan edhe Memorialin e Skenderbeut.

Ekspozita pikture, lexime autoriale, si dhe shfaqja e tre dokumentarëve “50-vjetori Ansamblit Çiftelia”, “Krenaria shqiptare në Vatikan” si dhe “Lezha turistike”, plotësuan kornizën e aktiviteteve kulturore në qytetin e Lezhës.

Në fjalën përshëndetëse gjatë maratonës së Këngës Popullore, kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj u shpreh se “duke mbajtur premtimin për një Lezhë më të mirë, më urbane e më të jetueshme, me gjithë vështirësive objektive të fillimit, këtë vit kanë ndryshuar shumë gjëra”.

“Premtojmë para jush se vitin që vjen do ta gjeni Lezhën tonë akoma më të mirë dhe më funksionale në shërbim të gjithë lezhjanëve dhe pushuesve. Do e bëjmë Lezhën më të jetueshme, më të mirë në turizëm, në shërbime, në bujqësi e në çdo aspekt të jetës”, tha ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...