Foto: Koha / Ilustrim

Sot shumë lokalitete të Kosovës me ndërprerje të rrymës

16 Gusht 2016 - 10:16      

Një numër i madh i lagjeve në Prishtinë, si dhe qytete tjera do ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo ndodh për shkak të punimeve që po bëhen në terren.

Sipas njoftimit të KEDS-it, në Prishtinë nga ora 12:00 deri në 16:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Zonën Industriale Fushë- Kosovë, tregun me shumicë, KFOR-in Hungarez, Spitalin Medikus, Betonjerka. Ndërsa, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, do të ketë shkyçje në Tophane, te Tjegullorja, rruga e Vushtrrisë, kurse prej orës 12:00 deri në orën 16:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Sinidolli, Llukari, Makovci, Butovci.

Gjithashtu, prej orës 16:00 deri në orën 20:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Kodra e Trimave, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër. Një pjesë e Kodrës së Trimave, Herticet, Ismet Krasniqi, Gjon Sereçi pa energji elektrike do të mbesin edhe prej orës 08:00 deri në orën 12:00.

Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në Podujevë, Drenas, Fushë- Kosovë, Gjakovë, Malishevë, Skenderaj, Vushtrri, Mitrovica, Deçan, Istog , Klinë, Ferizaj, Shtime, Prizren dhe fshatrat përreth.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...