Foto: Koha

Prapë dështojnë negociatat në Bruksel për telekomunikacionin

16 Gusht 2016 - 09:50      

Bruksel, 16 gusht - Serbia do marrëveshje për telekomunikacionin me Kosovën pa ndryshuar gjendja e tashme.

As pas 20 orësh negociata në Bruksel, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit nuk ia kanë dalë që t’i harmonizojnë të gjitha çështjet e domosdoshme për zbatimin e marrëveshjeve rreth telekomunikacionit, transmeton Koha.net.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se pret që në një të ardhme jo të largët bisedimet rreth kësaj teme do të vazhdojnë, raporton RTS.

Siç ka thënë Gjuriq, numri i çështjeve të paharmonizuara është zvogëluar, por ka shtuar se delegacioni serb nuk ka lejuar rrezikimin e pronës së Serbisë dhe të parimeve të cilat po të fuqizoheshin do të mund të përbënin presedan për bisedimet e ardhshme rreth kësaj çështjeje të rëndësishme.

Ai citohet të ketë thënë se pala serbe ka insistuar që serbëve në Kosovë, njëherë kur do të ndodhë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, t’u bëhet e mundur të bëjnë biseda telefonike me pjesët e tjera të Serbisë pa përdorim të kodit thirrës, sipas tarifave dhe numrave deri tash të përdorur.

Siç është shprehur Gjuriq, delegacioni serb ka përballuar edhe fyerjet dhe presionet dhe ka qëndruar i përkushtuar gjetjes së kompromisit dhe të zgjidhjeve të qëndrueshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...