Foto: Koha

Biden në Kosovë, qendra e Prishtinës nis të dekorohet me flamuj amerikanë

16 Gusht 2016 - 08:29      

Të martën pasdite pritet të mbërrijë në Kosovë, Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i cili të mërkurën pritet t’i zhvillojë disa takime zyrtare me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

Për nder të tij, sheshet kryesore të kryeqytetin kanë filluar të dekorohen si rëndomë për vizita të tilla me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkrah atyre të Kosovës.

Kjo vizitë ndërkaq, nga mediat e huaja, është cilësuar si vizitë lamtumirëse nga Zv/presidenti Biden pasi që në fund të vitit në SHBA do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë Hillary Clinton nga Demokratët dhe Donald Trump nga Republikanët, raporton Koha.net.

Ndërkaq, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, Joe Biden dhe Dr. Jill Biden, do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë, Joseph R. “Beau” Biden, III, në fshatin Sojevë.

Zëvendëspresidenti Biden do të vizitojë edhe Serbinë, ku pritet të diskutojë çështjen e krimeve të luftës dhe theksi do të vihet te çështja e tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana të pasqaruara ende.

Familjarët e tre vëllezërve Bytyçi si dhe organizatat humanitare shpresojnë që vizita të nxisë autoritetet serbe që të ndërmarrin hapa konkrete për ndriçimin e kësaj vrasjeje. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...